Transmetuar më 07-11-2025, 12:07

Tiranë, 7 Nëntor 2025

Një efektiv i Policisë së Krujës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës–Kavajë), pasi akuzohet se ka dhunuar një person bashkë me babanë e tij.

Punonjësi i policisë, me iniciale K.K., që shërbente në Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Krujës, akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar në nenet 84 dhe 248 të Kodit Penal.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur efektivi, jashtë orarit të shërbimit, në bashkëpunim me babain e tij, shtetasin D.K., kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin B.K., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit