

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar jashtë Parlamentit pas votimit të projektligjit për barazinë gjinore, i cili mori 77 vota pro.
Berisha u shpreh se kjo u vendos pa debat, ndërsa u shpreh se Parlamenti është kthyer në formal sepse sipas tij nuk po respektohet asnjë nga rregullat bazë të tij.
“E vendosën pa debat, të tmerruar nga vota dhe qëndrimi i tyre. Faktikisht parlamenti është thjesht formal sepse nuk po respektohet asnjë nga rregullat bazë të tij. Ishte një moment ky për të debatuar gjerësisht për lirinë që i hap rrugën instalimit të ideologjisë post marksiste, ideologjia më e rrezikshme e kohës, por tani fjalën do ta kenë qytetarët shqiptarë. PD është e përcaktuar absolutisht kundër cdo diskriminimi gjinor dhe ka votuar një ligj ndër më të mirët që ekziston kurse ligji i sotëm është një ligj që përmbys rendin juridik të Shqipërisë, kushtetutën e vendit, kodet e vendit dhe ligje të tjera”, tha Berisha.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






