Transmetuar më 06-11-2025, 14:09

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku janë vrarë me armë zjarri dy vëllezër.

Mediat në Kosovë raportojnë se autori është dhëndri i familjes, shtetasi Astrit Isufi.

I dyshuari, siç ka thënë Policia, është nga një fshat i Drenasit dhe eshte shpallur ne kerkim.

Në raportin e Policisë thuhet se dy vëllezërit rreth orës 11:30 u dërguan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, ku më pas mjekët konstatuan vdekjen e tyre.

Viktimat jane të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, të cilët janë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tyre.

Ngjarja dyshohet se ka pasur motiv familjar, i cili kishte filluar më herët mes palëve.

Dyshimet per ngjarjen

I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij.

Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë.

Të dy kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave, njëri në vendin e ngjarjes e tjetri rrugës per ne spital.

Dyshohet se edhe vëllai i të dyshuarit kishte pasur konflikte të mëparshme me viktimat.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit