Transmetuar më 06-11-2025, 12:49

6 Nëntor 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në një fabrikë në zonën e Bathores, Tiranë. Sipas burimeve zyrtare, një i ri 21-vjeçar, me inicialet J.B., ka humbur ndjenjat gjatë punës dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Policia njofton se dyshohet për shkaqe natyrale, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës po kryhen hetime për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Në drejtimin e Prokurorisë po kryhen hetime për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Ngjarja ka tronditur kolegët e të riut dhe banorët e zonës, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 06.11.2025, rreth orës 06:30, dyshohet se gjatë punës në një fabrikë në Bathore, ka humbur ndienjat, shtetasi J. B., 21 vjeç, i cili më pas ka humbur jetën, në spital, dyshohet prej shkaqeve natyrale. Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit