Transmetuar më 06-11-2025, 12:04

Tiranë- Jashtë Kuvendit, Sali Berisha foli për dosjen e Tunelit të Llogarasë dhe bisedat e zv.kryeministres Belinda Balluku me vartësin e saj, Evis Berberi.

Berisha tha se shumë shpejt do të jetë në protesta para kryeministrisë.

“I lexoni ato mesazhe të Lubi Ballukut, por çfarë tregojnë ato mesazhe, tregojnë një njeri në terror, një njeri që i kërkon vartësit, bëj këtë e atë. Tregon terrorin shpirtëror që ka ndaj atij. Unë nuk e justifikoj, nuk mund të mohohet se mesazhet faktojnë terrorin që ka ajo në detyrë për të përmbushur atë porosi.

E bën për shkak të Ramës, se janë porosi të Ramës. Ne do jemi tek kryeministria për këtë. Të gjithë i vërsuleni Lubisë, a e shihni me çfarë përçmimi flet ajo për Ramën. Por është e detyruar, se tha ka vetëm terror. Do vendosim shumë shpejt koha ka kaluar”, tha Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit