Transmetuar më 06-11-2025, 11:04

Me pankarta në duar ‘Jo gjinorizimit të fëmijëve’, ‘Ka vetëm dy gjini’, mashkull femër’ dhjetëra protestues janë mbledhur para Kuvendit për të kundërshtuar projektligjin për barazinë gjinore

Koalicioni Pro familjes dhe jetës pretendojnë se projektligji është kundër traditës shqiptare, ndryshimit me dhunë të nocioneve burrë-grua.

Sipas protestuesve edhe pse janë miratuar edhe ndryshuar disa përkufizime ne nenin 4, ku tregon qartë që gjinia është burrë – grua, nuk është reflektuar te nenet e tjera.

Ata thonë gjithashtu se togfjalëshi si "gjinia gjithpërfshirës" është reflektuar në nenet e tjera, (konkretisht Neni 10).

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit