

Nëse bën një kërkim të thjeshtë në Google për eskorta në Tiranë, të dalin një "lumë" femrash, thuajse të gjitha të huaja, që të ofrojnë shërbime seksuale me tarifa të qarta.
Një orë nis nga 100 euro e arrin deri në 500, varësisht nga femra dhe mosha e saj. Këto gra e kanë kthyer në biznes dhe pjesa më e madhe punojnë me tutorë/e, por edhe duke u organizuar mes shoqesh për të marrë apartamente me qira, kryesisht në qendër të Tiranës dhe atje presin klientët e tyre.
Vëzhgimi i noa.al evidentoi se këto gra kanë kthyer praktikisht në bordello (shtëpi publike) banesat që marrin me qira mujore ose ditore dhe shesin trupin e tyre duke korrur fitime jo të vogla.
Tiranë – Finalizohet operacioni “Foreign 3”, goditet një rast shfrytëzimi prostitucioni me shtetase kineze
Për vetë mënyrën si funksionon kjo skemë, duket se policia nuk e ka të vështirë ti "peshkojë".
Ndaj dhe orët e fundit, një tjetër aksion çoi në zbulimin e disa prostitutave të tjera.
Policia e Tiranës njoftoi sot se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Foreign 3”, duke goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit dhe një tjetër të përshtatjes së ambienteve për ushtrimin e këtij aktiviteti të paligjshëm.
Arrestimi dhe procedimet penale
Në kuadër të operacionit, u arrestua shtetasja kineze F. Z., 47 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetaset kineze:
D. W., 44 vjeçe, dhe
L. C., 46 vjeçe,
për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.
Si u zbulua rasti
Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, organizuan operacionin “Foreign 3” pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një rast prostitucioni që zhvillohej në një apartament në kryeqytet.
Nga hetimet dhe veprimet operacionale rezultoi se shtetasja F. Z. shfrytëzonte për prostitucion dy bashkëkombëset e saj, të cilat kishin përshtatur apartamentin ku banonin për zhvillimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.
Hetimet vijojnë
Policia njofton se vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rrjet apo që kanë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






