

SHBA — Presidenti amerikan Donald Trump reagoi ashpër ndaj zgjedhjes së kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, duke e cilësuar atë “komunist” dhe duke ironizuar se vetë do të bëhej “emigrant” për t’u larguar nga qyteti që, sipas tij, po drejtohet nga “ekstremistë të majtë”.
“Nëse doni të shihni se çfarë duan t’i bëjnë demokratët Amerikës, mjafton të shikoni rezultatet e zgjedhjeve në Nju Jork, ku partia e tyre caktoi një komunist si kryetar bashkie të qytetit më të madh në vend,” deklaroi Trump gjatë fjalës së tij në Forumin Amerikan të Biznesit në Miami.
Këto janë komentet e para të bëra nga presidenti amerikan pas fitores së Mamdanit, i cili nga ana e tij kishte theksuar më herët se nuk ishte kontaktuar nga Shtëpia e Bardhë as për urime zyrtare.
Trump: “Nuk dua të jetoj në një regjim komunist”
Në një ton ironik dhe sfidues, Trump tha se Miami do të shndërrohej në një “strehë të sigurt” për ata që nuk i përballojnë politikat e reja të Nju Jorkut.
“Demokratët janë aq ekstremistë saqë Miami së shpejti do të bëhet një strehë për ata që ikin nga komunizmi në Nju Jork,” tha ai, duke shtuar se edhe ai vetë mund të jetë një nga këta “refugjatë politikë”.
“Unë jetoj në Nju Jork, por po përpiqem të largohem. Nuk dua të jetoj në një regjim komunist,” deklaroi presidenti, duke shkaktuar duartrokitje në sallë.
Sulme ndaj demokratëve dhe Mamdanit
Trump e akuzoi Mamdanin — 34-vjeçarin me origjinë indiane dhe besim mysliman — se përfaqëson “radikalizmin e majtë” që, sipas tij, po pushton Partinë Demokratike. Vetëm disa ditë më parë, Trump kishte shprehur mbështetje të rezervuar për rivalin e Mamdanit, ish-guvernatorin Andrew Cuomo, duke pranuar se “ishte zgjedhja më e mirë në atë garë”.
“E mbështeta Cuomo-n vetëm që Nju Jorku të mos bjerë në duart e një komunisti,” shtoi ai me ironi.
“Komunizmi nuk ka funksionuar askund”
Në vijim të fjalimit, Trump përsëriti mesazhet e tij kundër “politikave të majta ekstreme”, duke bërë krahasime historike: “Komunizmi nuk ka funksionuar kurrë askund. Kthehuni pas një mijë vjet — nëse do të funksiononte siç duhet, ne do ta kishim përdorur tashmë,” tha ai.
Më herët gjatë ditës, në një deklaratë të dhënë nga Shtëpia e Bardhë, Trump shmangu përmendjen e drejtpërdrejtë të Mamdanit, por theksoi se “rezult
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






