Transmetuar më 05-11-2025, 22:28

Tiranë, 5 nëntor 2025 – Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një intervistë për emisionin “Trialog” në RTSH, ai theksoi se verdikti i Kushtetueses nuk ndikon në hetimin penal që institucioni i tij po zhvillon ndaj Veliajt.

Dumani sqaroi se çështjet janë të ndara dhe se masa e sigurisë ndaj kryebashkiakut mbetet në kompetencën e gjykatave që trajtojnë dosjen penale. “Gjykata Kushtetuese ka patur në shqyrtim një objekt tjetër: shkarkimin dhe dekretin e Presidentit. Nuk ka lidhje me çështjen që ndjekim ne penalisht, nuk ka ndikim në hetimet tona apo masën e sigurisë që rëndon ndaj zotit Veliaj”, tha ai.

Kreu i SPAK nënvizoi se nuk mund të zbulojë më shumë detaje, duke shtuar se është gjykata kompetente ajo që vendos për vijimin ose jo të masave të sigurisë.

Vendimi i Kushtetueses la në detyrë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa rrëzoi dekretin presidencial për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit