

TIRANE – Departamenti i medias ka publikuar programin e ekipit kombëtar për muajin nëntor.
Kështu trajneri Silvinjo do të publikojë listën me lojtarët e grumbulluar ditën e premte, më 7 nëntor. Më pas, ai do të dalë në konferencë për mediat në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të flasë për listën dhe për dy sfidat e fundit kualifikuese.
Grumbullimi zyrtar i Kombëtares do të nisë të hënën, në Barcelonë. Ndeshja Andorra – Shqipëri do të luhet më 13 nëntor, në “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45.
Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.
Shqipëria renditet në vendin e dytë në grupin K me 11 pikë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






