Transmetuar më 05-11-2025, 20:54

Tiranë, 5 nëntor 2025 – Mbledhja urgjente e grupit të deputetëve socialistë të Tiranës, e thirrur nga kryeministri Edi Rama në selinë e PS, ka përfunduar pas më shumë se 90 minutash. Në takim ishte i pranishëm edhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, ndërsa burime nga mbledhja zbuluan porositë kryesore të kreut të qeverisë për strukturat e partisë në kryeqytet. Pas mbledhjes Rama u shfaq me Ballën i cili sipas fotove, duke i shqetësuar për diçka.

Sipas burimeve për media, Rama ka kërkuar forcim të organizimit të Partisë Socialiste në nivel lokal, rritje të komunikimit me qytetarët dhe adresim të problematikave që vijnë nga njësitë administrative.

“Mos të humbim ritmin e punës së partisë në Tiranë. Pavarësisht situatës nga Kushtetuesja, ne duhet të jemi gati për zgjedhje në çdo kohë”, mësohet të ketë thënë Rama gjatë mbledhjes, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese që anuloi zgjedhjet e pjesshme në kryeqytet.

Kryeministri ka theksuar se strukturat socialiste duhet të vijojnë të mbajnë ritmin organizativ dhe të jenë të përgatitura për çdo skenar elektoral, duke mos lejuar ulje të angazhimit politik në terren.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit