Transmetuar më 05-11-2025, 20:44

Një djalë në moshë të re u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në periferi të kryeqytetit.

Noa.al mëson se personi i plagosur është Elvis Visha, 30 vjeç me banim në Tiranë.

Është e paqartë arsyeja e plagosjes dhe po ashtu mbetet mister edhe autori i ngjarjes.

Policia tha se rreth orës 18:45, 30-vjeçari Elvis Visha është plagosur në krah dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Burime zyrtare bëjnë me dije se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave në të cilat ndodhi ngjarja.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit