Transmetuar më 05-11-2025, 19:11

Tiranë | 5 nëntor 2025

Kryeministri Edi Rama mbërriti këtë mbrëmje në selinë e Partisë Socialiste, ku pritet të zhvillohet mbledhja me deputetët e qarkut të Tiranës. Rama u pa duke folur në telefon teksa zbriste nga makina dhe hynte në ambientet e selisë rozë, duke mos ndërprerë bisedën.

Në takim marrin pjesë edhe ish-deputetë të angazhuar më herët në procesin elektoral për zgjedhjet e planifikuara, të cilat u anuluan së fundmi. Mbledhja pritet të fokusohet në zhvillimet e brendshme politike dhe hapat e ardhshëm të forcës politike në kryeqytet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit