

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Gjirokastrës ku një 24 vjeçar dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur. I riu banues në Kavajë është ndaluar nga blutë e Gjirokastrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






