

Gjirokastër, 5 Nëntor 2025
Një 13-vjeçare është paraqitur në spitalin e Gjirokastrës pas konsumimit të një sasie ilaçesh, në një rast që policia po e heton si tentativë vetëdëmtimi.
Sipas njoftimit zyrtar, vajza ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja është bërë objekt hetimi për të përcaktuar rrethanat dhe motivet që çuan në këtë akt.
“Referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi është paraqitur në spital një 13-vjeçare, e cila dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh. Ajo vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën,” – njofton Policia e Gjirokastrës.
Autoritetet kanë nënvizuar se po bashkëpunojnë me shërbimet sociale për të ofruar mbështetje psikologjike dhe familjare për vajzën dhe prindërit e saj.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






