

Tiranë, 5 Nëntor 2025
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbledhje urgjente në ambientet e Kryeministrisë me drejtues të lartë të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar.
Në takim janë thirrur kreu i Kuvendit Niko Peleshi, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu, si dhe krerët socialistë të komisioneve parlamentare.
Burime pranë mazhorancës bëjnë me dije se arsyeja e mbledhjes nuk është bërë ende publike, ndërsa takimi vjen vetëm pak orë pas konferencës së Kryeministrit Rama me Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, lidhur me progres-raportin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Pritet që gjatë orëve në vijim të ketë një njoftim zyrtar mbi temat e diskutuara në këtë mbledhje.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






