

Los Angeles, 5 Nëntor 2025
Aktorja e njohur amerikane Demi Moore ka habitur publikun me rrëfimet e saj personale në librin autobiografik Inside Out. Në një fragment të librit, ajo zbulon se ka tradhtuar bashkëshortin e saj të parë, Freddy Moore, vetëm një natë para dasmës.
“Natën para dasmës telefonova një djalë që e kisha takuar në sheshxhirimin e një filmi. Ika nga festa ime e beqarisë dhe shkova në apartamentin e tij,” – shkruan Moore.
Aktorja rrëfen se në atë kohë kishte dyshime për martesën dhe ndjente boshllëk emocional pas vdekjes së babait.
“Nuk mund ta pranoja faktin që martesa ishte thjesht një mënyrë për të shpërqendruar veten nga dhimbja. Nuk mund të largohesha, por mund ta sabotoja,” – shkruan ajo në memoar.
Rrëfimet e saj kanë ngjallur diskutime në rrjetet sociale, ndërsa Inside Out konsiderohet një prej librave më të sinqertë të botuar nga një figurë e njohur e Hollywood-it vitet e fundit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






