Transmetuar më 05-11-2025, 11:28

Paraqitet në gjykatën e Vlorës Bertil Alliaj, i akuzuar për vrasjen e kushëririt në fshatin Gjorm.

Në ambientet e Gjykatës së Vlorës ka mbërritur Bertil Alliaj, i cili akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij, Dalan Alliaj, ngjarje e ndodhur në fshatin Gjormë.

Forca të shumta të Policisë së Vlorës, të mbështetura edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, janë të pranishme në ambientet e gjykatës për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë seancës. Bertil Alliaj do të njihet sot me masën e sigurisë që do të vendosë gjykata.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit