Transmetuar më 05-11-2025, 09:51

Një 30-vjeçar nga Kukësi ka rënë në prangat e policisë.

Pllumb Veseli u kap në lagjen nr.3 të qytetit duke lëvizur me automjetin tip "Touareg”, ku u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Arma dhe municioni luftarak u sekuestrua si provë materiale.

Operacioni për kapjen e tij u kodua “Akulli”.

“Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Akulli”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

P. V., 30 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 3, në qytetin e Kukësit, duke lëvizur me automjetin tip "Touareg”, në të cilin u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak për të”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit