Transmetuar më 05-11-2025, 07:48

Numri i viktimave nga tajfuni Kalmaegi në Filipine ka kaluar shifrën 90, duke e kthyer këtë stuhi në përmbytjen më shkatërrimtare të viteve të fundit në arkipelagun e Azisë Juglindore.

Sipas një zëdhënësi të provincës Cebu, e cila është goditur më rëndë nga stuhia, 35 trupa janë nxjerrë nga një qytet bregdetar i përmbytur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në këtë provincë në 76 persona.

Ndërkohë, Zyra Kombëtare e Mbrojtjes Civile konfirmoi të paktën 17 viktima të tjera në provinca të ndryshme të vendit, ndërsa ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet në zona të izoluara nga rrëshqitjet e dheut dhe prishjet e rrugëve.

Autoritetet filipinase kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në disa rajone dhe po punojnë për të siguruar ndihma ushqimore, strehim dhe ujë të pijshëm për mijëra banorë të zhvendosur.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit