Transmetuar më 05-11-2025, 07:47

New York- Partia Demokrate fitoi drejtimin e qytetit të Nju Jorkut, si dhe postet e guvernatorëve në New Jersey dhe Virginia — dy shtete kyçe që deri tani konsideroheshin terren i lëkundur për republikanët.

Në një reagim në platformën e tij Truth Social, Trump pranoi humbjen, por u shpreh se mungesa e tij në fletën e votimit dhe mbyllja e qeverisë ishin arsyet pse republikanët humbën zgjedhjet.

Zohran Mamdani me origjinë nga një nënë indiane dhe një baba nga Uganda, Mamdani bëhet gjithashtu kryetari më i ri i qytetit në më shumë se një shekull. Ai nisi karrierën si kongresmen shtetëror i panjohur, i mbështetur nga krahu progresiv i partisë, përfshirë Bernie Sanders dhe Alexandria Ocasio-Cortez. Në fund, edhe Barack Obama i dha mbështetje të tërthortë, ndonëse jo zyrtare.

Mamdani fitoi me mbi 50% të votave, duke ruajtur një diferencë prej rreth 10 pikësh ndaj ish-guvernatorit Andrew Cuomo, i cili kandidoi si i pavarur me mbështetjen e Donald Trump dhe Elon Musk. Kandidati republikan Curtis Sliwa arriti vetëm 10%.

Dy guvernatore të para femra në New Jersey dhe Virginia

Në Virginia, demokratët bënë histori duke zgjedhur Abigail Spanberger, ish-operative e CIA-s, si guvernatoren e parë femër të shtetit. Ajo fitoi ndaj kandidatit republikan të mbështetur nga Trump dhe solli në ekipin e saj Ghazala Hashmi, senatoren e parë myslimane dhe me origjinë indiane në nivel shtetëror.

Në New Jersey, fitorja i takoi Mikie Sherrill, një ish-prokurore federale dhe veterane e Marinës, e cila mundi biznesmenin republikan Jack Ciattarelli. Sherrill u bë gruaja e parë që drejton “Shtetin e Kopshtit”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit