











Neda ka pohuar në transmetim televiziv se depozitoi këtë të hënë në gjykatë kërkesën për divorc nga Orgen Balluku, duke pranuar se kohët e fundit marrëdhënia e tyre ka qenë në krizë, madje as që jetonin më bashkë
Ndarja është zyrtare dhe kthim pas duket se nuk ka. Neda ka vendosur ti japë fund martesës së saj me Ogren Ballukun, vëllanë e zëvendëskryeministres aktuale Belinda Balluku.
Kërkesa për divorc u depozitua të hënën në gjykatë dhe koincidoi në të njëjtën ditë që Belinda mori në SPAK akuzat zyrtare për korrupsion në shuma të mëdha.
Neda Balluku doli sonte live në Tch te emisioni Goca dhe Gra dhe foli pikërisht për ndarjen me Ogrenin i cili i dha dy djem dhe një vajzë në 10 vjet lidhje dhe martesë.
"Keq më vjen, mund ta imagjinojnë të gjithë. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë. Edhe më 2020 ndodhi, por u përpoqëm dhe ia dolëm ta mbajmë familjen së bashku. Nga ai pajtim erdhi në jetë vajza", tha Neda në program.
Ndërsa shtoi: "Prej shumë vitesh tashmë marrëdhënia nuk është e shëndetshme. Dhe prej shumë kohësh ne jetojmë të ndarë", pohoi Neda dhe shtoi se tani ka prioritet fëmijët.
Neda pohoi se i ishte drejtuar gjykatës për divorc dhe kërkoi që të mos ketë diskutime të tjera në lidhje me këtë çështje.
Ndërsa theksoi se shpresonte shumë që divorci të kalonte pa probleme me Ogrenin.
Ndërsa e pyetur me nënkuptim, a ishte rastësi që u nda në të njëjtën ditë që Belinda Balluku u akuzua nga SPAK, duket se Neda nuk e bëri lidhjen sepse u përgjigj:
"Asnjë vendim nuk është i pamenduar", tha ajo.
Neda dhe bashkëshorti i saj Ogren Balluku u njohën në “Big Brother 4”, ku patën një nga historitë më të diskutuara të atij sezoni. Ata u martuan verën e vitit 2015 dhe u bënë më tej prindër të dy djemve, Serzh dhe Zai si dhe vajzës Suzie Ann.
Më herët Neda kishte rrëfyer pse pas dy djemve solli në jetë dhe vajzën.
Çfarë më shtyu mua të bëj 3 fëmijë? Një ndër faktorët ishte edhe bashkëndarja e përgjegjësive dhe përkushtimi nga të dy prindërit. Ne kemi një kulturë të trashëguar që barrën dhe peshën më të madhe për edukimin, rritjen, larjen dhe punën më të madhe e ka nëna. Ne si brez duhet të edukojmë djemtë tanë që të bashkëndajnë punët me partnerët në rastin e fëmijëve. Një arsye përse unë e kisha shumë okej pjesën për t’u bërë nënë për herë të tretë, është fakti që në familjen time të vogël, punët, koha, përkushtimi dhe gjërat ndahen bashkë me partnerin tim”, kishte thënë Neda. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






