

Tashmë siç premtuam, do të flasim me të gjithë udhëheqësit e përfshirë në këtë proces dhe ka një vend me të cilin s’kemi folur ende dhe ky është Shqipëria, por e dëgjuat nga vetë komisionerja, vende që beson se janë pararendëse, janë Shqipëria dhe Mali i Zi. Kështu që jam e lumtur të them tashmë që bashkohet me ne, edhe pse nuk mundi të ishte këtu, gjëra që ndodhin në politikë, të minutës së fundit, por është me ne tashmë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili sapo po bashkohet me ne tashmë, online dhe do të intervistohet nga kolegia ime. – Do të vazhdojmë bisedat për zgjerimin e BE-së në këtë samit historik të zgjerimit të Bashkimit Europian. Së fundmi, por jo nga rëndësia, vendi pararendës këtu,
Kryeministri Edi Rama tregoi sonte arsyen pse ai nuk shkoi në Bruksel për të marrë pjesë atje në një event mediatik për integrimin evropian.
Rama tha se u përball me një problem teknik të avionit që kishte planifikuar të fluturonte.
"Ndjesë që nuk pata mundësi të isha aty me ju. Në fakt nuk ishte asgjë politike e minutës së fundit, ishte një problem teknik ajror me të cilin s’kisha të bëja asgjë, por nuk merrja dot avionin", tregoi Rama ndërsa mori pjesë online në event.
Në skedat e fluturimeve nga Tirana për në Bruksel, sot rezultonte një udhëtim në orën 5.55 të mëngjesit, fluturim që u realizua pa vonesa.
Disa thonë se problemi ishte me avionin që përdor Rama për fluturime çarter, por kjo nuk u konfirmua nga kryeministri. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






