Transmetuar më 04-11-2025, 19:04

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Lushnje-Berat në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë. Dy mjete një Volkswagen dhe një Mercedes Benz janë përfshirë në një përplasje fatmirësisht pa dëme për jetën e personave që udhëtonin në të dy mjetet.

Policia rrugore ka arritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për normalizimin e trafikut në këtë aks rrugor.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se mjeti tip Mercedes Benz që vinte nga Lushnja në drejtim të Beratit ka kaluar në korsinë përballë dhe ka përplasur mjetin tip Volkswagen.

Pasi ka kryer këtë manovër, mjeti tip Benz ka përfunduar në anën tjetër duke rrëshqitur në trafikndarësen e hekurt. Drejtuesi i mjetit sipas dëshmitarëve është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sakaq, policia ka identifikuar drejtuesin e mjetit dhe po kryen kërkimet për ta gjetur.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit