

Shkodër, 4 nëntor 2025 – Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë veriun e vendit gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në qarkullim, veçanërisht në zonën e Dukagjinit.
Siç raportojnë banorët e zonës, një masiv gurësh dhe dheu është shkëputur nga shpati i malit, duke bllokuar plotësisht aksin rrugor Prekal–Kir, që lidh disa fshatra të thellë me qytetin e Shkodrës. Pamjet nga vendngjarja tregojnë rrugën e mbuluar nga materiale inerte, çka e ka bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve.
Banorët shprehen të shqetësuar për situatën, pasi ky segment është jetik për furnizimet dhe lëvizjen e përditshme të tyre drejt qytetit. Autoritetet lokale pritet të nisin punën për pastrimin dhe rikthimin e qarkullimit në normalitet, ndërsa reshjet vijojnë me intensitet të lartë në disa zona të qarkut.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






