

KUÇOVË – Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer gjatë natës në lagjen Postobllok të qytetit të Kuçovës. Ngjarja ka ndodhur pranë derës së një biznesi në pronësi të shtetasit G. S.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






