Transmetuar më 03-11-2025, 22:16

Tragjedi në futbollin serb. Ka ndërruar jetë trajneri i Radnicikit, Mladen Zizovic. Zizovic pësoi kolaps në fushën e lojës, gjatë sfidës së kampionatit ndaj Mladost.

Më saktësisht, episodi ka ndodhur në minutën e 20-të. Pavarësisht përpjekjeve dhe ndihmës së stafit mjekësor, 44-vjeçari nuk mbijetoi dot.

“Pas rreth 15 minutash, u bë e ditur lajmi tragjik se Žižović kishte ndërruar jetë në spital”, raporton “b92”.

Kujtojmë se Zizovic zëvendësoi Aleksandar Lukovićin në stolin e skuadrës së Radnickit vetëm dhjetë ditë më parë. Ai ka qenë lojtar i Tiranës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit