

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi zgjedhje në Bashkinë e Tiranës duke konfirmuar Erion Veliajn si kryebashkiak.
Gjatë një konference për mediat pas daljes nga mbledhja e Kryesisë së PD-së, Berisha tha se me këtë vendim, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj janë të rrëzuar.
Berisha teksa përshëndeti vendimin, të cilin e cilësoi në përputhje me ligjin, shtoi se ai ishte një dhuratë e Ramës për Veliaj, pas shkeljes së të drejtave të këtij të fundi.
“Këtë e komentoj si një vendim të gjykatësve, që në këtë rast zbatuan ligjin. Por këtë e komentojë gjithashtu si një dhuratë që Edi Rama, që nuk njeh asnjë lloj ligji dhe morali, ia bëri padashje kundërshtarit të tij kryesor brenda partisë, Erion Velisë.
Sepse e trajtoi atë si një serial killer, duke më detyruar të dilja unë në mbrojtje të të drejtave njerëzore të tij.
E trajtoi në atë mënyre që shkeli Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën dhe çdo lloj standardi të shtetit të së drejtës. Harram Begaj dhe Edi Rama janë të palosur që të dy, janë të rrëzuar me këtë vendim”, tha mes të tjerash Berisha.
Vendimi i Kushtetueses për Veliajn/ Berisha: E shoh si një dhuratë që Rama i bëri padashje kundërshtarit të tij
Pyetje: Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ende jo zyrtar, që ka rrëzuar qeverinë dhe ka lënë në detyrë si kryetar bashkie z. Erion Veliaj. Si e komentoni këtë vendim?
Sali Berisha: E komentoj si një vendim të gjyqtarëve që në këtë rast zbatuan ligjin. Por gjithashtu e shoh si një dhuratë që Edi Rama, që nuk njeh asnjë ligj e moral, ia bëri padashje kundërshtarit të tij.
Ai e trajtoi në burg në mënyrë që shkeli Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën dhe çdo standard të një shteti ndaj të burgosurve. Me këtë veprim, ai i dha Erion Velisë avantazhin e sotëm de facto. Nuk ka moral, sepse Haram Begaj dhe Edi Rama janë të palosur, të dy janë të rrëzuar me këtë vendim".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






