Transmetuar më 03-11-2025, 18:03

ZVICËR- Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha është emëruar ambasador i Shqipërisë në Zvicër. Zyrtarizimi i kandidaturës së Dredhës si ambasador në Zvicër pritet të kryhet pas përfundimit të të gjitha procedurave.

Dredha dha dorëheqjen në shtator nga posti i kryebashkiakut të Vlorës, pas disa përplasjeve me kryeministrin Edi Rama për mbarëvajtjen e punëve në qytet. Dredha gjithashtu ka qëndruar si Kryetar i Bashkisë për më shumë se dy vjet.

Teksa ishte në detyrë si kryebashkiak, Dredha ka qenë pre e kritikave te vazhdueshme nga kryeministri Edi Rama. Kritikat e Ramës ndaj Dredhës ishin si në mbledhjet private pa mediat, por edhe në daljet publike të Kryeministrit.

Dredha u kritikua edhe për mbetjet dhe për mungesën e punës nga ana e drejtorëve te bashkisë Vlorë. Rama shkoi aq shumë me kritika ndaj Dredhës, sa në një mbledhje me drejtorët e Bashkisë Vlorë, e quajti kryebashkiakun si ‘Dritan Lela 2.0’

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit