Transmetuar më 03-11-2025, 17:49

TIRANE – Edhe pse skuadra e Tiranës vinte e “krikuar” pas prezantimit të trajenrit të ri Ardian Nuhiu, ata nuk ishin në gjendje të tregonin thuajse asgjë përballë Bylisit të Mirel Josës.

Ndeshja përfundoi me shifrat 0 – 2 për ballshiotët. Pjesa e parë u mbyll me golin e Përgjonit, pas gabimit amatoresk në prapavijën e kryeqytetasve.

Edhe finalizimi i dytë për miqtë demostroi qartë mungesën e përqendrimit nga kampi bardheblu, autogoli i Vera nnë minutën e 71. Pas 10 javësh Superiore, Tirana mban vendin e parafundit në tabelë me 6 pikë, ndërsa Bylsi ngjitet në kuotën e 12 pikë, pozicioni i 6-të përkohësisht.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit