Transmetuar më 03-11-2025, 17:16

Plagoset me armë zjarri 31-vjeçari në Durrës, dërgohet në spital jashtë rrezikut për jetën

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Rreth orës 16:20, 31-vjeçari Mateo Duma, banues në Durrës, ka mbërritur në urgjencën e spitalit të qytetit për ndihmë mjekësore, me plagë në këmbë, në zonën e thembrës.

Sipas burimeve paraprake, i riu është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat kanë ngritur grupin hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit. Aktualisht po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të plagosjes, si dhe për të identifikuar autorin apo autorët e mundshëm të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit