

Tiranë- Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) raportin financiar për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit, ku zbulohet edhe shuma e paguar për këshilltarin strategjik amerikan Chriss LaCivita.
Sipas dokumenteve të depozituara, PD ka shpenzuar 1 milion euro për angazhimin e LaCivita-s, i njohur si një prej strategëve kryesorë të fushatave të ish-presidentit amerikan Donald Trump.
LaCivita ishte përfshirë në menaxhimin dhe strategjinë e komunikimit të fushatës elektorale të demokratëve, duke dhënë këshillim në fushën e mesazhit politik dhe organizimit elektoral.
Afati për dorëzimin e raporteve financiare për partitë politike skadon sot, më 3 nëntor, dhe dokumentet do të shqyrtohen nga KQZ për verifikimin e shpenzimeve dhe burimeve të financimit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






