Transmetuar më 03-11-2025, 13:45

Tiranë- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë sot vendimin për Jurgis Çyrben, duke e dënuar me 3 vite burgim, ndërsa pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tij reduktohet në 2 vite burg.

Në vendimin e shpallur, GJKKO urdhëroi që Çyrbja të vuajë dënimin në një institucion të sigurisë së zakonshme.

Altin Hajri, i gjykuar në mungesë, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje dhe tregim të sekretit shtetëror. Ai u dënua me 3 vite burg, të reduktuara në 2 vite pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar.

Ahmet Masha dënohet me 2 vite e 6 muaj burg, që reduktohet në 1.8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Çyrbja akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e vitit 2021 dhe tregim të sekretit shtetëror, ndërsa Masha për përkrahje të autorëve të krimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit