

Trento- Historia e zhdukjes së 35-vjeçares shqiptare, Floresha Prengu, nga qyteti italian i Trentos, mbetet ende e mbuluar me mister. Pavarësisht kërkimeve intensive dhe apelëve të vazhdueshëm të familjarëve, asnjë gjurmë nuk është gjetur për nënën e dy vajzave.
Sipas mediave italiane, Floreshës i humbi çdo shenjë pasi u nis për në punë. Të afërmit e saj kanë udhëtuar nga qytete të ndryshme të Italisë për të marrë pjesë në kërkime, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet pa ndonjë rezultat konkret.
Familja po kalon ditë ankthi dhe pasigurie. “Nuk e dimë nëse po e kërkojnë të gjallë apo të vdekur”, është shprehur kushërira e saj për mediat italiane, duke përshkruar gjendjen e rëndë emocionale që po përjetojnë të afërmit.
Zhdukja e Floresha Prengut është raportuar në të gjitha prefekturat italiane, ndërsa shpresa për ta gjetur të gjallë mbetet ende e fortë. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë ndonjë informacion të kontaktojnë në numrin 112.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






