Transmetuar më 03-11-2025, 11:34

SHBA – Myrto Uzuni ishte vërtet i pafat në ndeshjen e dytë të fazës finale “play-off” në MLS, përballë Los Angeles FC, ku Austin FC u eliminua dhe i dha fund sezonit.

Në sfidën e dytë të luajtur në Teksas, miqtë gjetën dy herë rrjetën me anë të Son dhe Bouanga në harkun kohor të 4 minutave.

Në të 39-tën minutë, Uzuni kishte shansin e artë për të rihapur sfidën me anë të një 11-metërshi, por ylli i Kombëtares shqiptare u ndal nga ish-kapiteni i Francës, Hugo Lloris.

Sfida përfundoi me rezultatin 1-4, ndërsa Austin u eliminua pas dy humbjeve nga dueli me tre seri.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit