

3 Nëntor, 2025
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e SPAK.
Gjyli është paraqitur i shoqëruar nga avokati mbrojtës, ndërsa pritet që atij t’i komunikohet një akuzë zyrtare.
Ai dyshohet se është përfshirë në çështjen e tunelit të Llogarasë, rast për të cilin ditën e premte iu komunikua akuza zyrtare edhe zv/kryeministres Belinda Balluku.
Pas thirrjes së Ballukut, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht se zëvendëskryeministrja po akuzohet për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, lidhur me ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






