

TIRANË- Gjyqtari Engert Pëllumbi është zgjedhur kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve. Sipas njoftimit të shoqatës, nënkryetar është zgjedhur Ardit Kuka, ndërsa Valjona Haxhiraj është zgjedhur Sekretare e Shoqatës.
Njoftimi i Plotë:
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, e mbledhur ditën e premte, (31 tetor), mori disa vendime të rëndësishme ne vijim të funksionimit të saj. Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Shoqatës, pas konsultimeve, me votë unanime mori vendimet e mëposhtme:
1. Engert Pëllumbi u zgjodh Kryetar i Shoqatës;
2. Ardit Kuka u zgjodh Nënkryetar i Shoqatës;
3. Valjona Haxhiraj u zgjodh Sekretare e Shoqatës;
4. Anëtarë të Këshillit Drejtues të Shoqatës (duke përfshirë Kryetarin dhe Nënkryetarin e saj) u zgjodhën gjyqtarët Engert Pëllumbi, Ardit Kuka, Ina Hoxhaj, Manjola Xhaxho, Ervin Sulaj, Fatri Islamaj, Erjon Bani, Elsa Ulliri dhe Albert Keraj;
5. U vendos pranimi i 14 (katërmbëdhjetë) anëtarëve të rinj në Shoqatë si dhe u bënë disa ndryshime në Statutin e saj.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






