

Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha, ka folur për mënyrën se si qytetarët mund të njohin vjetërsinë e punës në ish-kooperativat bujqësore, veçanërisht në rastet kur mungon dokumentacioni zyrtar.
Sipas Hoxhës, ligji parashikon procedura të posaçme për njohjen e periudhës së punës në kooperativat bujqësore që nuk ekzistojnë më dhe nuk kanë ruajtur dokumentet përkatëse. “Ka një ligj për njohjen e vjetërsisë së punës në ish-kooperativat bujqësore që nuk kanë dokumente. Për këtë parashikohet plotësimi i disa dokumenteve që të verifikohet me certifikatë familjare se personi ka qenë pjesë e territorit të kooperativës përkatëse,” u shpreh ai.
Eksperti theksoi se arsimi i ndjekur nga qytetari ndikon në përllogaritjen e vjetërsisë. “Nëse qytetari ka kryer arsimin e mesëm natën, nuk mund të përfitojë ditë pune për periudhën që ka qenë në shkollë; periudha e punës llogaritet vetëm pas përfundimit të shkollës,” sqaroi Hoxha.
Përveç kësaj, është e nevojshme të sigurohen disa dokumente shtesë, si gjendja familjare në datën 1 gusht 1991, si dhe një vërtetim për përfitimin e tokës sipas ligjit 7501, nëse personi ka përfituar tokë nga ky ligj.
Në përfundim, Kujtim Hoxha theksoi se me plotësimin e këtyre dokumenteve, qytetarët mund të kenë të njohur vjetërsinë e punës që nga përfundimi i shkollës e deri në mbylljen e kooperativave bujqësore, duke përfituar kështu në mënyrë të drejtë nga skema e pensioneve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






