

Shkup- Ka përfunduar numërimi i votave të raundit të dytë të zgjedhjeve që u mbajtën një ditë më parë në Maqedoninë e Veriut. 33 komuna ishin në balotazh nga raundi i parë, përfshirë kryeqytetin Shkupin.
Edhe ky raund zgjedhjesh konfirmoi epërsinë e VMRO – DPMNE, partisë së Hristijan Mickocskit, duke fituar 22 komuna, përfshirë Shkupin. Koalicioni shqiptar VLEN ka fituar 4 komuna (Bogovinje, Dibër, Dollneni dhe Tetovën). Në Bogovinje dhe Tetovë, kandidatët e Vlen fituan kandidatëve të AKI-së së Ali Ahmetit. Kjo e fundit fitoi vetëm një komunë, Studeniçanin.
Në Strugë fitoi kandidati i pavarur Mendi Qyra. Një komunë e fitoi Unioni i Romëve, 1 lëvizja Znam.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






