Transmetuar më 03-11-2025, 07:18

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare që në orët e para të më mëngjesit, më pas reshjet e herëpashershme të shiu prekin pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë ditës përgjatë Ultësirës OPerëndimore reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave me intensitet hera-herës deri mesatar.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë kryesisht në orët e mesditës e zonave luginore era fiton shpejtësi 16m/s. Deti pritet të ketë valëzim të forcës 2-3 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit