

KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës për koalicion në Mitrovicë.
Marrëveshja e koalicionit u nënshkrua nga Arian Tahiri kandidat për kryetar nga PDK dhe Gëzim Plakolli ish kandidat i LDK-së për kryetar.
"Qyteti ynë ka nevojë për bashkëpunimin dhe energjinë e çdo qytetari, pavarësisht prejardhjes apo bindjeve politike", shtoi ai.
Veç me LDK-në, PDK ka koalicion edhe me AAK-në, AKR-në dhe KDTP-në karshi Faton Pecit të VV-Guxo.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






