

Shkup | 🗓️ 2 Nëntor 2025
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka ngritur akuza të forta për parregullsi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në një konferencë për shtyp nga selia e partisë në Tetovë, zëdhënësi i Aleancës për Integrim Kombëtar (AKI), Arber Ademi, deklaroi se gjatë procesit zgjedhor janë vërejtur shkelje të shumta.
“Pamë blerje masive të votave, asfalt elektoral, betonizim të natës, shfrytëzim të resurseve publike dhe ndërhyrje brutale të shtetit në favor të pushtetit,” u shpreh Ademi.
Sipas tij, këto dukuri e dëmtojnë rëndë procesin demokratik dhe cenojnë besimin e qytetarëve në institucionet e vendit. Ademi gjithashtu falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe mërgatën për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj proceseve demokratike në RMV.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






