

Vlorë, — 02.11.2025
Pas ngjarjeve të fundit, Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe FNSH-në, ka intensifikuar kontrollet në disa pika kryesore të qytetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët.
Kontrollet po përqendrohen kryesisht tek drejtuesit e mjeteve luksoze, personat me precedentë penalë, si dhe ata që dyshohen se qarkullojnë me armë të ftohta ose nën efektin e alkoolit. Përveç këtyre, uniformat blu po kryejnë verifikime për dokumentacionin dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Burime nga policia bëjnë me dije se masat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në të gjitha akset kryesore të qytetit, me synimin për të parandaluar ngjarje kriminale dhe për të ruajtur qetësinë publike në Vlorë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






