Transmetuar më 02-11-2025, 17:16

KROACI – Arbër Hoxha ka kalon një formë të shkëlqyer në Kroaci, në skuadrën e Dinamo Zagrebit.

Pas supergolit me Kombëtaren kuqezi, në miqësoren ndaj Jordanisë, sulmuesi ka shënuar një tjetër “perlë”.

Hoxha i dha fitoren 2-1 skuadrës së tij të Dinamos ndaj Rijekës, falë një goli të shënuar në minutën e 84-t, pasi rezultati ishte fiksuar në 1-1.

Pas një lëvizje të bukur në anësore, ai lëshoi një gjuajtje të bukur, e cila u ndal në fundin e rrjetës. Ky gol rezultoi vendimtar, për t’i dhënë fitoren Dinamos, e cila pas javës së 12-të ngjitet në krye të renditjes me 25 pikë.

Për Arbër Hoxhën, ky është goli i tretë në Kroaci për këtë sezon, teksa numëron edhe dy asiste.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit