

Xhoana Nano, 52 vjeçe, bashkëshortja e dytë e ish kryeministrit Fatos Nano, shfaqet tejet e pikëlluar në këto pamje që ju sjell noa.al teksa merr pjesë në ceremoninë për nderimin të ndjerit që ndërroi jetë dy ditë më parë.
Homazhet publike kanë nisur që prej orës 8:30, ndërsa në përfundim të ceremonisë në orën 12:05, trupi i pajetë i Nanos do të niset drejt banesës së fundit, në Sharrë.
Në respekt për kontributin e Fatos Nanos në jetën publike dhe politike të vendit, 2 nëntori është shpallur edhe ditë zie kombëtare.
Xhoana Nano – jeta dhe profili i bashkëshortes së ish-kryeministrit Fatos Nano
Xhoana Nano ishte bashkëshortja e ish-kryeministrit shqiptar Fatos Nano, me të cilin është martuar më 9 nëntor 2002.
Ajo është përmendur shpesh në media për lidhjen e saj me figurën politike të bashkëshortit, por vetë ka mbajtur gjithmonë një profil të ulët publik.
Pas shumë vitesh të jetesës në Vjenë të Austrisë, ajo është rikthyer herë pas here në Shqipëri për ngjarje familjare dhe private.
Në vitin 2023 festoi 50-vjetorin e lindjes, ku u shfaq në publik pas një kohe të gjatë.

Të gjithë flamujt në institucionet shtetërore janë ulur në gjysmë shtizë, ndërsa në orën 12:00 do të ndalojë çdo aktivitet për të mbajtur një minutë heshtje.
Fatos Nano ndërroi jetë në 31 tetor, në moshën 73-vjeçare, në një prej spitaleve private të kryeqytetit, ku po kurohej prej 24 ditësh.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






