Transmetuar më 01-11-2025, 22:06

Pas hetimeve të para mbi ngjarjen tragjike në fshatin Gjorm, ku u vra me armë zjarri Dalan Aliaj, Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar. Bëhet fjalë për Berti Aliaj, djalin e xhaxhait të viktimës, i cili dyshohet se ka qëlluar kushëririn e tij.

Pas kryerjes së krimit, Berti Aliaj është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se aktualisht po fshihet.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa Prokuroria e Vlorës po koordinon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak në vijim

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.

Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit