

Një zbulim i çuditshëm ka tronditur mbrëmjen e kaluar zonën e Leskovikut në Kolonjë, ku gjatë një ekspedite, disa qytetarë shqiptarë kanë gjetur fragmente kockash brenda Shpellës së Kopilës, e cila ndodhet brenda liqenit termik që ishte zbuluar disa muaj më parë.
Sipas informacioneve paraprake, kockat dyshohet se mund të jenë njerëzore. Ato u gjetën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ndërsa policia ngriti menjëherë një grup hetimor për sigurimin e vendit të ngjarjes.
Aktualisht, forcat e rendit bashkëpunojnë me prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë për kryerjen e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje misterioze.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






