

Vlorë, 1 nëntor 2025
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Bashkisë së Selenicës, në qarkun e Vlorës.
Sipas burimeve nga vendngjarja, një shtetas rreth 35 vjeç është plagosur rëndë dhe po transportohet drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore të specializuar.
Paraprakisht mësohet se i plagosuri ndodhej në banesën e djalit të xhaxhait të tij në fshatin Gjorm, kur ka ndodhur ngjarja. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të plagosjes dhe identiteti i autorit të dyshuar.
Sipas dëshmive të para të banorëve, i plagosuri është me origjinë nga fshati Levan i Fierit.
Policia e Vlorës ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






