

1 Nëntor 2025, Dibër – Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë një 58-vjeçar, F. C., banues në Viçisht, pas një aksidenti në fshatin Çerenec. Ai humbi kontrollin mbi furgonin që drejtonte në gjendje të dehur, duke shkaktuar lëndimin e pesë pasagjerëve, dy prej të cilëve u transportuan në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet treguan se 58-vjeçari ushtronte aktivitetin e transportit të udhëtarëve pa licencën përkatëse. Kundrejt tij rëndojnë akuzat për “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Fshehje të ardhurash”.
Materialet i janë referuar organit të prokurorisë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vazhdojnë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






