Transmetuar më 01-11-2025, 11:58

TIRANË- Ish zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të liderit socialist, Fatos Nano mesditën e 31 tetorit. Me anë të një postimi në Facebook, Ahmetaj shkruan se Fatos Nano la trashëgiminë e një tentative serioze dhe të sinqertë, të liberalizimit të një shoqërie të frustruar nga frika dhe intriga e terrori. Duke e konsideruar një mik të shtrenjtë të tij, Ahmetaj thotë se Nano, ishte një human, demokrat dhe vizionar.

Reagimi:

Fatos Nano la trashëgiminë e një tentative serioze dhe të sinqertë të liberalizimit të një shoqërie të frustruar nga frika dhe intriga e terrori. Fatos Nano tentoi, diku-diku dhe i vetëm të referonte diturinë në themel të një shoqërie.

Shumëkush gatoi, hëngri e “ndërtoi” mbi liberalizmin dhe dashurinë e tij për "armiqtë", i vetëçarmatosur nga thikat edhe ditën e tij të “Zeusit” të vdekshëm. Human, demokrat dhe vizionar! Mik i shtrenjtë për mua [????] ! U prehsh në paqe!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit